Dy arsye për të shpresuar, por Bill Gates ka një lajm të keq për 2021

Jemi në ditët e fundit të një viti ku pandemia e Covid-19 ndryshoi gjithçka. Me nisjen e vaksinimit në BE dhe SHBA, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka folur për atë që na pret në vitin 2021, në të cilin do të hyjmë pas pak ditësh.

Përmes një postimi në blogun e tij personal, Gates tha se “ka dy arsye për të pasur shpresë”, por paralajmëron se jemi ende herët për t’iu kthyer jetës normale, pasi “nuk jemi jashtë rrezikut”. Nga ana tjetër, ai theksoi se lajmi i keq i ditëve të fundit është varianti i ri i Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

”Pandemia mund të përkeqësohet në muajin e ardhshëm. Duhet të mësojmë më shumë mbi variantin e ri që është shfaqur, që duket se transmetohet më shpejt”. Shpresa e madhe e vitit të ri, sipas Gates, janë vaksinat dhe trajtimet.

”Vaksinat dhe trajtimet për të cilat kam lexuar do të kenë impakt global. Numri i rasteve të reja dhe viktimave do të zvogëlohet shumë, sidomos në vendet e pasura, dhe jeta do t’i afrohet shumë normalitetit”, mbyll postimin Gates.

SHKARKO APP