Dy ish-kryeministra në burg për korrupsion
Sipas BBC, një gjykatë në Algjeri ka dënuar dy ish-kryeministra me burgim, për shkak të përfshirjes në vepra korruptive. Ahmed Ouyahia u dënua me 15 vjet, ndërsa Abdelmalek Sellal me 12 vjet. Ata u akuzuan për keqpërdorim të autoritetit në një skandal të korrupsionit.
Është hera e parë që nga pavarësia e Algjerisë nga Franca, më 1962, që ish-kryeministrat nxirren në gjykim. Të dy ata kanë qenë aleatë të presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të protestave masive kundër tij, në muajin prill.
Protestuesit kanë vazhduar të bëjnë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse, duke i akuzuar liderët e partisë qeverisëse për korrupsion.