Dy nga terroristët më të rrezikshëm mund të fitojnë lirimin nga burgu

Dy nga terroristët më të rrezikshëm të burgosur në Britaninë e Madhe mund të lirohen nga burgu.

Rangzieb Ahmed, ish krahu i djathtë i Osama Bin Ladenit dhe Mohammed Zahir Khan, një fanatik i Shtetit Islamik, i cili ka bërë thirrje për vdekjen e myslimanëve shiitë, do të bëjnë të dy përpjekjet për lirinë e tyre muajin e ardhshëm.

Dyshja do të paraqitet në dy seanca të veçanta për lirim me kusht, të mbajtura brenda hapësirës prej 24 orësh.

Çështja e Ahmedit do të zhvillohet më 25 shtator, ndërsa e Khan të nesërmen.

Një prej ekspertëve kryesorë të terrorizmit u kërkoi zyrtarëve që të mos lirojnë asnjërin prej tyre.

 

SHKARKO APP