Dy pako të mëdha me kanabis gjenden të hedhura në det

Dy pako të mëdha me drogë janë zbuluar ditën e djeshme në brigjet italiane, të cilat u sekuestruan nga Rojet Bregdetare.

Sipas policisë italiane, dy pakot janë me peshë 32 kg dhe 58 kg, pra në total 90 kilogramë kanabis. Besohet se këto pako kanë qenë pjesë e ngarkesës prej 7 ton marijuanë që u gjetën në Porto Recanati më 29 qershor të vitit të kaluar.

Qershorin e 2016, kjo ngarkesë e madhe u gjetën disa metra larg një anije të braktisur nga trafikantët. Këta të fundit ende nuk janë identifikuar, megjithatë sipas autoriteteve italiane droga mund të ishte nisur nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?