Dy superjahte digjen nga flakët në Florida (Foto+video)

Të shtunën e kaluar në Florida, dy jahte me vlerë më shumë se 20 milion dollar janë djegur plotësisht nga një zjarr.

Më shumë se 60 forca zjarrfikëse dhe tre anije kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin në molet e Universal Marine Center në Fort Lauderdale, duke punuar intensivisht për të penguar që flakët të shpërndaheshin edhe në jahtet aty pranë.

Fatmirësisht asnjë i plagosur. Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri.

 

SHKARKO APP