Dy vaksina antiCovid janë në dispozicion, sfidë vaksinimi i 7.8 miliardë njerëzve në të gjithë globin

Pfizer dhe Moderna  kanë treguar të dhëna pozitive të provave të fazës së  tretë këtë muaj.

Ky lajm ishte shpresë për shumë drejtues të biznesit dhe udhëheqës botërorë , të cilët mendojnë që mund të kenë nën kontroll pandeminë dhe punonjësit të rikthehen në punë.

Të gjithë duhet të vaksinohen kundër Covid  dhe për këtë nevojiten dy doza në rreth një muaj diferencë nga njëra-tjera – për 7.8 miliardë njerëz në të gjithë botën.

Pfizer tha të mërkurën se një analizë përfundimtare e të dhënave të vaksinës së saj me BioNTech zbuloi se ishte 95% efektive në parandalimin e Covid-19 dhe, përveç kësaj shmangte simptomat e rënda.

Dy ditë më parë, Moderna njoftoi se të dhënat paraprake të fazës tre treguan se vaksina ishte 94.5% efektive.

Të dhënat nga prodhuesit e ilaçeve rritën  shpresat se ekonomia globale  mund t’i rikthehet shumë shpejt normalitetit. Të dy vaksinat pritet të autorizohen nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA-së para fundit të vitit.

Me gjasë do të duhen muaj, ndoshta edhe më shumë se një vit, për të shpërndarë doza të mjaftueshme për të gjithë popullsinë e SHBA-së dhe pjesën tjetër të botës për të arritur të ashtuquajtur imunitetin e  tufës dhe për të eliminuar virusin, sipas zyrtarëve të shëndetit publik.

Më shumë se 320 milion njerëz jetojnë vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 7.8 miliardë në të gjithë globin. Të dy vaksinat kërkojnë dy doza në intervale të ndryshme.

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar  tha për CNBC të hënën se do të ketë afërsisht 40 milion doza të vaksinave në dispozicion deri në fund të këtij viti midis dy kompanive, të mjaftueshme për të inokuluar rreth 20 milion njerëz.

SHBA  gjithashtu ka siguruar marrëveshje furnizimi  për vaksinat Covid-19 nga  Johnson & Johnson ; Sanofi  dhe  GlaxoSmithKline ; Novavax ; dhe  AstraZeneca .

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, ka deklaruar se SHBA do të vaksinojë të gjithë qytetarët e saj  deri në korrik.

Për fat të mirë, të dy vaksinat përdorin teknologji të ARN-së, e cila është një qasje e re që mendohet të jetë më e lehtë për t’u prodhuar sesa vaksinat tradicionale.

Deri më tani Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  kanë shpërndarë 200 milion dollarë për juridiksionet për gatishmërinë e vaksinave. Vaksinat e Pfizer dhe Moderna paraqesin një sfidë të re logjistike pasi ato duhet të ruhen në temperatura shumë të ftohta.

Dr. Krutika Kuppalli, një mjeke e sëmundjeve infektive në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut, tha se ajo është e shqetësuar për  njerëzit që jetojnë në vende me infrastrukturë të dobët të kujdesit shëndetësor, si zonat rurale, që mund ta kenë të vështirë të vaksinohen.

Ajo tha se zyrtarët dhe ekspertët që mbikëqyrin logjistikën gjithashtu duhet të mendojnë për popullsinë globale dhe vendet me burime të kufizuara.

“Ata do të duhet të mendojnë për transportimin e vaksinës i cili është një problem i madh, përfundoi ajo”. /abcnews.al

SHKARKO APP