Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja janë: Në Shkup – 7, Kumanovë – 4, Kriva Pallankë – 3, Prilep, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Kërçovë – nga 1.
Instituti për Shëndet Publik ka konfirmuar 14 pacientë të shëruar me koronavirus.. Sot janë regjistruar 2 viktima nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 155.612, numri i pacientëve të shëruar është 149.722, numri i vdekjeve është 5.474, ndërsa numri i rasteve aktive është 416.