Dyfishohet numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA. Kalifornia shpall izolim për banorët

Në SHBA, guvernatori i Kalifornisë Gavin NeWsom urdhëroi të gjithë banorët, rreth 40 milion njerëz, të qëndrojnë në shtëpi si një mundësi për të frenuar përhapjen e shpejtë të epidemisë së koronavirusit. Bllokim lëvizje ka nga Los Angeles në San Francisko. Në SHBA, numri i infeksioneve ka tejkaluar 13 mijë, dyfishuar në vetëm 24 orët e fundit kurse numri i vdekjeve është rritur në 193.

Koreja e Jugut, rastet e reja po bien përsëri

Në Korenë e Jugut sot janë regjistruar 87 infeksione të reja. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka azhornuar bilancin sipas të cilit në vend ka 8652 të prekur nga koronavirusi dhe 94 viktima. Shkalla e vdekshm

Koronavirusi, karantinë kombëtare në Argjentinë

Presidenti Argjentinas Alberto Fernandez njoftoi mbrëmë për izolim të detyrueshëm shoqëror ​​mbarëkombëtar, në tentativë për të frenuar epideminë e koronavirusit. Respektimi i karantinës, theksoi kreu i shtetit, do të monitorohet nga policia kombëtare dhe lokale dhe forcat e armatosura. Masa e re Ii shtohet masave të tjera tashmë në fuqi si pezullimi i mësimeve deri më 31 mars, dhe detyrimi për të gjithë ata që hyjnë në Argjentinë nga jashtë për të karantinuar për 14 ditë. Në Argjentinë ka 126 të infektuar me një rritje për 31 raste në krahasim me një ditë më parë.

Koronavirusi, Brazili mbyll kufijtë për europianët dhe aziatikët

Brazili ka vendosur të ndalojë qytetarët e Evropës dhe pjesën më të madhe të Azisë që të hyjnë në vend. Masa, e cila do të jetë e efektshme nga e hëna, do të zgjasë 30 ditë dhe do të prekë shtetasit jo-brazilianë që vijnë nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, si dhe nga Kina, Japonia, Koreja e Jugut, etj.

SHKARKO APP