Dyshim i ri kundrejt Trumpit

Një letër e padërguar e vë nën presion presidentin amerikan, Donald Trump. Mediat amerikane njoftojnë, se kjo letër qartëson motivet e Trumpit për largimin e kreut të FBi-së, James Comey.

Pse duhej të largohej kreu i FBi-së James Comey? Më 9 maj presidenti amerikan, Donald Trump e liroi nga detyra papritur kreun e FBI-së. Që atëherë qëndron pezull akuza, se Trump donte të influenconte hetimet e FBI-së, që po shqyrtonte lidhjet e ekipit të Trumpit me Rusinë. Ndërkohë hetimet i vazhdon hetuesi i posaçëm, Robert Müller. E ky me sa duket ka në duar një letër të padërguar, që hedh hije mbi presidentin amerikan. Kjo letër tregon në detaje, pse Trump nuk e donte më Comeyn në krye të FBI-së, raporton gazeta Washington Post.

Në letër renditen ankesat e presidentit, ndër të tjera edhe akuza, që kreu i FBI-së nuk do të thotë publikisht, se në aferën e Rusisë nuk hetohet drejtpërdrejt kundër Trumpit. Këtë duket sikur Comey ia kishte premtuar Trumpit disa herë pas dyerve të mbyllura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kjo gazetë raporton, se presidenti e kishte përpiluar letrën bashkë me këshilltarin e tij, Stephen Miller. Trump ia kishte skicuar idenë e letrës, Millerit, i cili e kishte shkruar atë. Por konsulenti juridik i Shtëpisë së Bardhë, Don Mc Gahn kishte shprehur rezerva, dhe ishte ai që e pengoi dërgimin e letrës origjinale, raporton një gazetë tjetër amerikane, „New York Times.” Policia federale heton, nëse ka pasur influencë ruse në zgjedhjet parlamentare amerikane.dw

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?