Dyshime ndaj social-demokratëve

Partia Social-Demokrate e Gjermanisë është hasur me rezultate të ndryshme nga sondazhi i përmuajshëm DeutschlandTrend. Teksa 57% e gjermanëve shprehin besimin e tyre se partia e qendrës së majtë vijon të kuptojë problematikat e qytetarëve të vendit, shumica prej tyre nuk mendojnë se Social-Demokratët janë të bashkuar. Më keq për partinë është fakti se 60% e votuesve kanë ngritur dyshime nëse Social-Demokratët janë të aftë të qeverisin. I vetmi lajm i mirë për Social-Demokratët është rritja modeste me 2 pikë në mbështetjen për partinë, që disa javë më parë regjistroi një minimum historik me vetëm 16% të mbështetjes.

Në të kundërt, ¾ e votuesve mendojnë se kancelarja Angela Merkel dhe blloku i saj janë të duhurit për të udhëhequr Gjermaninë. Besimi tek konservatorët duket i patundur, pavarësisht faktit se 55% e të anketuarve mendojnë se forca e Merkel nuk i kupton shqetësimet e popullit gjerman. Ndërkohë, mbështetja për bllokun konservator është rritur me 1 pikë.

Sondazhi i financuar nga transmetuesi gjerman ARD, vjen vetëm pak ditë përpara se partia e qendrës së majtë të shpallë rezultatin e votimit, nëse anëtarët pranojnë marrëveshjen për koalicion me konservatorët e kancelares Angela Merkel, akord i mundimshëm i arritur vetëm një muaj më parë. Burime nga Social-Demokratët bëjnë me dije se 60% e anëtarëve të partisë parashikohen të votojnë në favor të marrëveshjes së re qeveritare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?