Dyshime për spiunim, NATO dëbon tetë anëtarë të misionit rus

NATO ka dëbuar tetë anëtarë të misionit rus pranë aleancës ushtarake, nën dyshimet se punonin në fshehtësi si agjentë të zbulimit.

“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s.

Aleanca nuk ka dhënë shpjegime lidhur me vendimin që futet në fuqi në fund të tetorit. Ligjvënësi rus Leonid Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së ulët të parlamentit, tha se Moska do të hakmerrej, por nuk dha detaje.

SHKARKO APP