FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dyshohet për terrorizëm, policia gjermane arreston një 17-vjeçar sirian

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një sirian 17-vjeçar, pas dyshimeve për sulm vetëvrasës në Berlin.

Arrestimi ka ndodhur në Uckermark, në verilindje të Berlinit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme në Brandenburg, Karl-Heinz Schroeter.

Policia ka thënë se i dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qenë në Gjermani nga viti 2015, i regjistruar si kërkues i azilit. I dyshuari ka jetuar në një shtëpi refugjatësh në Uckermark që nga viti 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dhjetor, një qytetar me nënshtetesi tuniziane, vrau 12 persona me kamion në një treg në prag të Krishtlindjeve në Berlin. Sulmuesi, Anis Amri, më vonë u qëllua për vdekje nga policia në Itali, ndërsa grupi ekstremist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?