Dyshohet se vrau binjaken e saj me thikë se donin të njëjtin djalë, e reja: Të më falë familja

Amanda Ramirez i mori jetën motrës së saj binjake duke e qëlluar për vdekje me thikë. Ajo është dënuar me 6 vite heqje lirie.

Ajo e ka pranuar se e ka vrarë ajo motrën, por nuk mbante mend gjë pasi ishte në gjendje të dehur kur kishte kryer krimin makabër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e 27- vjeçares në Camden, New Yersey. Sipas policisë Amanda i mori jetën motrës së saj binjake, pasi të dyja donin të njëjtin djalë. Por ajo e ka mohuar këtë duke thënë se nuk mban mend asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para gjykatës ajo ka thënë:

Swiss Digital Mobile Reklama

E di që asgjë nuk e shfajëson atë që bëra, por dua ta bëj të qartë që s’kam pasur kurrë qëllim t’i marr jetën motrës sime binjake. Dua të më falë familja ime.’’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?