E akuzuar për mashtrim, nisin seancat gjyqësore për drejtuesen e Huawei

Një prej drejtueseve të kompanisë teknologjike Huawei pritet të dalë përpara gjykatës së Vancouver në Kanada pasi akuzohet për mashtrim dhe shkeljen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Meng Wanzhou u arrestua në fund të vitit 2018 në Kanada dhe është mbajtur  në burg pa afat deri në seancën gjyqësore.

Gjithashtu kjo çështje po hetohet me kujdes për të zbuluar ndonjë lidhje mes Kinës, Kanadasë dhe ShBA-së.

Seancat dëgjimore të zhvillohen këtë javë nga 20-24 janar në gjykatën supreme britanike të Kolumbisë në Vancouver për të kaluar më pas në hapin tjetër në procesin e ekstradimit.

Në bazë të fakteve që do të paraqiten, gjykata do të sugjerojë ekstradimin e 47 vjeçares.

Është ministri i jashtëm ai që do të vendosë përfundimisht ekstradimin e saj në ShBA.

Në të kundërt ajo do të lirohet nga të gjitha akuzat.

SHKARKO APP