E ardhmja e Turqisë drejt regresit

Pas shmangies së tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar dhe kufizimit të ndjeshëm të të drejtave të njeriut, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, fitoi zgjedhjet e vitit 2017 me një diferencë të ngushtë. Kritikët e tij, frikësohen se regjimi i tij po e largonTurqinë përfundimisht nga demokracia dhe po çon atë drejt autoritarizmit.

Nga Elif Shafak*

19 shtator 2017- Kushdo që ka vizituar qendrën e Ankarasë, kryeqytetit të Turqisë, me siguri ka vënë re një skulpturë prej bronzi të një vajze të re duke lexuar një libër. Një statujë e ideuar dhe realizuar nga artisti, Metin Jurdanur, ajo njihet si Monumenti i të Drejtave të Njeriut dhe libri në dorën e gruas është pikërisht Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statuja është vendosur aty në vitin 1990, pikërisht në periudhën kur unë isha studente. Në atë kohëne studentët qëndronim me orë të tëra, të ulur rreth statujës, duke pirë birra e cigare dhe duke dëgjuar muzikë rock, të përzier me zhurmën e zareve dhe gurëve të tavllave të lokaleve dhe çadrave aty pranë. Skena në fakt ishte një përzierje e dy botëve të kundërta; lindjes dhe perëndimit, traditave dhe modernizmit, fesë dhe sekularizmit. Për të huajt kjo skenë mund të ketë qenë paksa konfuze, por ne turqve përgjithësisht nuk na bënte shumë përshtypje. Të qënurit turk, në fakt në një farë mënyrë i justifikonte paqartësitë për çështjet e identitetit, gjithsesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kalimin e viteve, monumenti fitoi dhe një reputacion të gjerëpolitik. Sa herë që qeveria shtonte valën e presioneve dhe intesifikonte shtypjen ndaj zonave me shumicë kurde të Turqisë dhe u mohonte kurdëve të drejtat e barabarta, përfshirë dhe të drejtën për t’u arsimuar në gjuhën e tyre amëtare, aktivistët kurdë tuboheshin pranë Monumentit të të Drejtave të Njeriut, për të dhënë deklaratat e tyre për mediat. Më vonë të njëjtën gjë do të bënin dhe grupimet e tjera; sekularistët, sektet fetare turke, grupimet për të drejtat e grave, pakicat seksuale – pra çdokush që besonte se rregjimi u mohonte të drejtat e tyre dhe të drejtën e fjalës.

Vitin e kaluar, Monumenti i të Drejtave të Njeriut ka qenë më i popullur se kurrë më parë. Pas tentativës së grushtit të shtetit të korrikut të vitit të kaluar, ku humbën jetën mëshumë se 200 persona, një ngjarje qëtraumatizoi të gjithë kombin, Presidenti Rexhep Tajjip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi.

Menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit, në ditët që pasuan, pati një konsensus të gjerëmbarëkombëtar qëdëntonte ashpër tentativën e grushtit të shtetit. E majta dhe e djathta unifikuan qëndrimet e tyre dhe dënuan pas asnjë ekuivok tentativën e grushtit të shtetit. Por, harmonia mes palëve nuk zgjati për shumë kohë. Partia për Drejtësisë dhe Zhvillim e Presidentit Erdogan, e njohur si AKP, nisi valë tëgjerëspastrimesh. Që nga vera e vitit të kaluar, rreth 150 mijë njerëz janë pushuar nga puna dhe rreth 50 mijë persona janë arrestuar.

Masat e marra kanë qenëshumëtë ashpra, veçanërisht ato ndaj gazetarëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve. Pjesë e këtyre masave ishte dhe mbyllja e mëshumë se 150 mediave, ndërsa ëikipedia u bllokua nga autoritetet dhe mbi 150 gazetarë janë arrestuar dhe mbahen në burg q pas tentativës së grushtit të shtetit, me një numër edhe më të madh në listën e zezë.

Akademikët, “krimi” i vetëm i të cilëve ishte nënshkrimi i një peticioni për paqen, janë pushuar nga puna, arrestuar ose denigruar publikisht. Pasi u demonizuan publikisht, tashmë ata e kanë të pamundur të gjejnë një punë në universitetet turke. Dy prej tyre, Mehmet Fatih Tras dhe Mustafa Sadik Akdag, kanë bërë vetëvrasje.

Në shtetin e së drejtës, të gjithë janë të pafajshëm sa kohë nuk provohet fajësia e tyre. Por, në Turqi, është e kundërta. Njerëzit me bindje dhe pikëpamje të ndryshme politike, akuzohen pa asnjë provë për krime që nuk i kanë kryer dhe u duhet të provojnë pafajësinë e tyre. I tillë është rasti i gazetës ikonë opozitare, “Cumhuriyet”, redaktorët e të cilës akuzohen se kanë bashkëpunuar me komplotistët e tentativës së grushtit të shtetit – një akuzë që askush nuk e mori seriozisht në fillim. Shtatë pjestarë të stafit të kësaj gazete janë liruar nga burgu, por katër të tjerë, përfshirë gazetarë me emër të tillë si Ahmet Sik dhe Kadri Gyrsel, mbahen ende në burg.

Mes qindra njerëzve që kanë organizuar protesta dhe tubime pranë Monumentit të të Drejtave të Njeriut, një rast ka tërhequr vëmendjen mbarëkombëtare. Kur Nuriye Gulmen, një profesore eletërsisë dhe Semih Ëzakça, të cilat jepnin mësim në një shkollëfillore, u pushuan nga puna në mënyrë të paligjshme, ato nisën një grevë urie, duke konsumuar vetëm lëngje me kripë dhe sheqer. Atomenjëherëfituan një mbështetje të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në maj, policia ndërhyri duke larguar grevistët dhe mbështetësit e tyre, shoqëroi dhjetra mbështetës të tyre dhe bllokoi zonën. Gylmen dhe Ëzakça më pas u arresuan.

Polici të veshur civilë, larguan protestuesit gjatë njëtubimi në mbështetje të dy mësueseve, Nurije Gylmen dhe Semih Ëzakça, të cilat ishin pushuar nga puna pas tentativës së grushtit të shtetit të korrikut të vitit 2016.

Një fushatë sensibilizuese në mbështetje të grevisteve, me këngë dhe himne, u ndalua zyra e guvernatorit të Ankarasë, e cila nuk lejonte që këto aktivitete të zhvilloheshin në orët e vona të pasdites.

Trajektorja politike e Turqisë, është një tregues i qartë i brishtësisë së demokracisë turke. Një ekosistem delikat i balancës së kontrollit të pushteteve (check and balance), ka nevojë për një media të lirë dhe një shoqëri civile të vetëdijshme për të mbijetuar. Elita e AKP nën drejtimin e Presidentit Erdogan, gabimisht supozon se të paturit e shumicës së votave të dala nga kutitë e votimit u jep atyre legjitimitetin dhe fuqinë për të bërë çfarë të duan. Në fakt ata nuk e kanë këtë legjitimitet. Votimi është vetëm njëra prej hallkave dhe komponentëvetë një demokracie funksionale. Demokracia, gjithashtu kërkon një ndarje të qartëtë pushteteve, sundimin e ligjit, një media të lirë dhe lirinë akademike. Të gjithë këto element tashmë janë inekzistentë në Turqinë e sotme.

Nacionalizmi, islamizmi dhe autoritarizmi janë rritur ndjeshëm në Turqi, po ashtu dhe seksizmi. Turqia renditet në vendin e 130-të nga 144 vende, sipas Raportit Global për BarazinëGjinore të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Ngacmimet seksuale janë shtuar ndjeshëm. Kohët e fundit AKP u përpoq të kalonte një ligj që shmangte dënimin e përdhunuesve, nëse ata martohen me viktikat e tyre. Por, që pas protestave, projektligji u tërhoq.

Progresistët në Turqi ndihen tejet të shqetësuar për shkak se mënyra jonë e jetesës tashmë kërcënohet dhe sekularizmi po zhduket në mënyrë sistematike. Rreth një milion nxënës janë rregjistruar në shkollat fetare (imam hatip) – shkolla profesionale të ngritura për të trajnuar imamët dhe për të ofruar një edukim dhe arsimim tërësisht fetar – nga 63 mijënë vitin 2002.

Turqia po bëhet më fetare, më paranojake dhe më e izoluar. Jemi shndërruar nënjë komb ku mësuesit mund të arrestohen dhe mbahen në burg pa asnjë arsye, ku muzika mund të ndalohet dhe ku intelektualët dhe shkrimtarët mund të akuzohen për përhapjen e mesazheve të padëshuruara dhe më ndikim në shoqëri. Tashmë askush nuk ndihet i sigurtë dhe nuk e di me saktësi nëse gjërat mund të përmirësohen, apo nëse situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Abdikimi i demokracisë së brishtë të Turqisë, tregon se historia jo domosdoshmërisht ecën përpara. Ndonjëherë ajo ecën dhe pas.

*Artikulli është marrë nga World Review: The State of Demokracy, një seksion i veçantë që shqyrton politikat dhe çështjet globale parë nga këdvështrimi dhe prespektiva e liderëve të mendimit dhe opinionistëve.www.nytimes.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?