E braktis e dashura në vendin e shkretë, mbijeton duke ngrënë lule dhe insekte
Një burrë nga Britania ka arritur që të mbijetojë në natyrën e egër të Australisë për tri ditë duke ngrënë insekte, lule dhe duke varrosur trupin e tij në rërë.
Anthony Collis u zhduk gjatë një udhëtimi me të dashurën e tij Debbie Blomfield në Australi. Në gjysmën e rrugës, në udhëtimin prej 4000 km nëpër disa nga territoret më të izoluara të Australisë, çifti ka debatuar dhe janë ndarë. Ata kanë braktisur automjetin e tyre që ngeci në rërë dhe janë nisur në drejtime të ndryshme.
Blomfield udhëtoi për 8 km dhe arriti e dehidratuar dhe çoroditur në një kamp minierash ku raportoi se 32-vjeçari ishte zhdukur.
Menjëherë filluan kërkimet me helikopterë dhe me gjurmues. Më në fund pas tre ditësh Collis u gjet zbathur, i djegur nga dielli dhe shumë i etur në një zonë të thatë të Pilbara në veri-perëndim të Australisë.
Fillimisht ai nuk u shfaq në pajisjet e gjurmimit për shkak se ishte mbuluar me rërë për të mbajtur vetën të ngrohtë gjatë netëve të ftohta duke nxitur dyshimet se mund të kishte ndërruar jetë. Por Collis u gjet 2 km larg makinës pasi u dëgjua duke thirrur.
KOHA JONË SONDAZH

