E detyruan të hante testikujt dhe të bënte seks me qenin
Një çifti i pashpirt ka detyruar një njeri të ushqehet me testikujt e tij, kur e torturuan për vdekje. I dyshuari Jimmy Prout, 43 vjeç, vuajti një fushatë të egër abuzimi nga vrasësit e tij, Zahid Zaman, 43 vjeç, dhe Ann Corbett, 26 vjeç, të cilët janë shpallur fajtorë për vrasjen. Bashkëpunëtorët e tyre Myra Wood, 49 vjeç dhe Kay Rayworth, 55 u shpallën fajtorë për shkaktimin e vdekjes së një të rrituri. Vdekja e tmerrshme ndodhi vitin e kaluar. Zaman u përshkrua si ‘udhëheqës’ i grupit i ngjashëm me një grup kulti, i cili sulmoi Prout, duke i prerët testikujt e tij dhe duke e detyruar viktimën t’i hante. Atij gjithashtu iu hoqën dhëmbët nga një çekiç me daltë dhe e detyruan të përfshihej në seks “degradues” me një qen, përpara se trupi i tij i gjymtuar të merrej me karrocë për t’u hedhur rreth 100 metra më tej në North Tyneside të Britanisë. Kamerat e sigurisë të paraqitura në gjykatës, tregojnë momentin kur gruaja Corbett e shtyn viktimën Prout për të shkuar në shtëpinë e përbashkët nga Zaman dhe Rayworth ditën përpara se ai të vritej. Ata e hodhën trupin e pajetë në një tokë djerr, i cili u zbuluan ditë më vonë, u tha në Gjykatën Mbretërore të Newcastle. Corbett dhe Rayworth u kthyen tek trupi i dekompozuar i viktimës për të marrë kartën e kreditit dhe e “grabitën” atë edhe kur ishte i vdekur. Në vitin 2015, Jimmy u vu në “fokus” të zemërimit të Zahid Zaman pas vjedhjes së supozuar të 300 paundëve nga një mik i përbashkët, tha prokurori. Pas autopsisë, viktima kishte plagë në krah, kokë, fytyrë, këmbë, plagë në shpallurën e majtë dhe organet e tij gjenitale pas heqjes së testikujve. Provat treguan se Jimmy Prout vdiq më 9 shkurt 2016. Duke folur pas vendimeve, Shefi i Insp Andy Fairlamb tha: “Kjo me të vërtetë ka qenë një nga rastet më të tmerrshme që kam trajtuar. Mënyra se si këta njerëz e kanë trajtuar këtë burrë ishte e neveritshme. Është e vështirë të besohet se një qenie njerëzore mund të ishte trajtuar në këtë mënyrë. Jimmy vdiq. Autorët do ta kalojnë pjesën tjetër të jetës prapa hekurave.


http://www.mirror.co.uk/news/uk-news/vulnerable-man-forced-sex-dog-10649305
KOHA JONË SONDAZH

