E frikshme, ja sa milion skllevër ka në planet

Kuptimi i skllavërisë moderne është në thelb punë e detyruar, që prek 25 milionë njerëz, si dhe punë e detyruar nga martesat me detyrim, që prek 15 milionë njerëz.

Mbi 40 milionë njerëz në botë, mes të cilëve ¼ janë fëmijë, janë skllevër, bazuar tek studimi më i fundit i realizuar nga organizëm serioz ndërkombëtar.

Veçse ky numër është edhe më i madh në realitet sipas parashikimeve të Organizatës Botërore të Punës (ILO) dhe Organizatës Ndërkombëtare e Migracionit, si dhe “Walk Free Foundation”, që realizuan studimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detyrimet dhe borxhet financiare janë kryesisht shkaku i punës së detyruar pa shpërblim, për pothuajse gjysmë e skllevërve në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsye të tjera janë përdorimi i lëndëve narkotike, dhuna fizike, pagat ekstremisht të ulta, apo edhe fakti që distanca e punës nga banesa është aq e madhe individi mbetet skllav i vendit të punës.

Nga numri total i skllevërve, afro 5 milionë janë femra që përdoren në prostitucion. 74% e skllevërve në botë janë femra. 62% e rasteve të “skllavërisë moderne” gjenden në Azi dhe Paqësor. Gjithashtu kjo zonë klasifikohet e para në numrin e viktimave të shfrytëzimit seksual (73%), apo martesave të detyruara (55%).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?