E frikshme! Sëmundja e rrallë që prek fëmijët mbërrin në Greqi, raportohen dy raste
Një tjetër sëmundje e frikshme, pas koronavirusit, po alarmon botën. Bëhet fjalë për sëmundjen e njohur si “Kavasaki”, e cila prek fëmijët.
Së fundit, raportohet se dy fëmijë në Greqi po kurohen nga kjo sëmundje e rrallë, përkatësisht njëri në Spitalin Hipokrati të Selanikut dhe tjetri në spitalin Attikon.
Fëmija në Selanik është testuar për koronavirus dhe ka dalë negativ, shkruan “Protothema”, e cila thekson se mjekët nuk duket se janë të shqetësuar dhe shprehen se ka raste të tilla çdo vit.
Emmanouil Roilidis, profesor i pediatrisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin Aristotel të Selanikut, ishte gjithashtu i sigurt për sindromën Kavasaki që prek fëmijët.
“Kemi pasur raste para dhe do ta kemi edhe pas pandemisë. Sigurisht që është një sëmundje e rrallë”, tha ai duke shtuar:
“Në disa pjesë të botës me përhapjen e Covid-19, si New York, Londër ka pasur raste të sëmundjes e disa fëmijë u testuan pozitiv për koronavirusin, disa nuk ishin pozitivë”.
Komisionerja e Shëndetësisë në Nju Jork tha të martën se një numër fëmijësh që kishin koronavirusin, kishin zhvilluar gjithashtu sëmundjen e rrallë të njohur me emrin “sëmundja Kawasaki”.
“Përgjithësisht, nëse identifikohet herët, ekziston një kurë efikase dhe zakonisht nuk lë pasoja afatgjata“, u tha gazetarëve për sindromën Dr. Oxiris Barbot, Komisionere për Shëndetësinë e qytetit të Nju Jorkut.
Në përgjithësi, fëmijët janë prekur lehtë nga COVID-19, por ka pasur raste të rënda dhe disa vdekje në Shtetet e Bashkuara.
Zonja Barbot tha se lloji i virusit që Nju Jorku po përjeton po sillet pak më ndryshe sesa ai në Kinë.
“Prandaj, ne po shohim fëmijë me sindromat Kawasaki dhe të lidhura me të“, tha ajo.
Komisionerja u bëri thirrje prindërve që të monitorojnë nga afër çdo simptomë dhe të kontaktojnë mjekun e fëmijës së tyre nëse pikasin shenja të sëmundjes.