E fshehur në ngarkesën me maska për COVID, sekuestrohet kokainë në Britani
Koronavirusi nuk ka ndryshuar vetëm mënyrën e jetesës së njerëzve, por dhe rrugët e trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia kufitare britanike ka sekuestruar 14 kg kokainë të pastër me vlerë rreth 1 milion paund të fshehura në një ngarkesë me maska fytyre në pikën e tunelit të Kanalit.
Sipas autoriteteve, kokaina ishte e ndarë në 15 qese dhe u gjet brenda kutive me maska kirurgjikale të ngarkuara në një kamion i regjistruar në Poloni. Lënda narkotike u gjet pas korntrollit të ushtruar nga autoritetet britanike. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen u arrestua një 34 vjeçar
Efektivi i lartë i policisë së Dover, Darren Herbert u shpreh se; “Kapja e kësaj ngarkese me kokainë tregon mënyrat se si rrjetet kriminale po tentojnë të përdorin dhe pandeminë e koronavirusit për të arritur qëllimin e tyre. Kemi nisur tashmë një hetim për të gjetur se kush fshihet pas kësaj ngarkese, por është e qartë që ky grup pësoi një goditje të rëndë. Nëse kjo drogë do të dilte në rrugët e Britanisë së Madhe ajo do të arrinte një vlerë 1 mln paund”.