E fyejnë në internet, në mbrojtje të djalit të Trump del vajza e rivales së Presidentit

Vetëm pak ditë brenda jetës së re si fëmija i Presidentit, Barron Trump-it i është ofruar mbështetje nga dikush që e di mirë si është të rritesh në Shtëpinë e Bardhë.

Të dielën, ish-vajza e Presidentit, Chelsea Clinton, por edhe vajza e kandidates që u mund nga Trump, doli hapur në mbrojtje të një djali 10 vjeç pasi disa fyerje e shenjestruan atë, gjatë përurimit.

“Barron Trump meriton shansin që meriton çdo fëmijë, të jetë fëmijë”, shkroi Chelsea në një postim në Facebook, i cili përfshinte dhe një mesazh për të atin e tij. “Të mbrosh çdo fëmijë, do të thotë të kundërshtosh politikat e Presidentit që dëmtojnë fëmijët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i Chelsea-t vjen pas disa meme-ve të ashpra, që u përhapën në internet gjatë fundjavës, që kritikonin shprehjet e fytyrës së Barron-it dhe e akuzonin që dukej i mërzitur gjatë gjithë përurimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i saj mori më shumë sesa 105.000 pëlqime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?