E gjithë Franca në protestë, 46 të arrestuar dhe 37 policë të plagosur
Nga Mentor HOXHA, Paris
133 mijë francezë protestuan sot në gjithë Francën kundër ligjit global të sigurisë. Ky ligj “mbron” brutalitetin policor. Protesta të fuqishme u zhvilluan veçanërisht në Paris, Lyon, Bordeaux, Lille, Lyon, Reims, Rouen, Brest, Toulouse, Strasburg etj. Gjatë këtyre manifestimeve u plagosën 23 oficerë policie në Paris dhe 14 në pjesën tjetër të vendit, si dhe u shoqëruan në polici 46 persona. Nga të dhënat e policisë, në manifestimin e Parisit morën pjesë 46.000 vetë, në Lyon morën më shumë se 7.500 protestues, në Lille, 4.000 persona dhe në Bordo ishin 6.000. Në Paris dhe në Lion pati incidente. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe shoqëroi disa persona në paraburgim. Manifestimi i Parisit filloi në orën 2 pasdite në Place de la Bastille. Manifestuesit në Lion, qyteti i tretë më i madh në Francë, marshuan duke duartrokitur dhe kënduar këngë revolucionare. Edhe këtu pati incidente të dhunshme. U plagosën disa protestues dhe një oficer policie u plagos rëndë në fytyrë dhe u dërgua në spital. Protestuesit në Lion marshuan nga Pont de la Guillotière në Place Bellecour, të mbikqyrur nga një kopter.
Përmes këtyre manifestimeve i thuhet stop ligjit global të sigurisë”. Ky ligj ndalon filmimin e policisë nga gazetarët apo nga dikush tjetër. “Stop Global Security Laë”, i përbërë nga sindikata gazetarësh, OJQ të të drejtave të njeriut dhe shoqata, -thotë se “në përgjithësi, më shumë se shtatëdhjetë qytete janë prekur” nga ky ligj. Projekt-ligji u miratua në Asamblenë Kombëtare të martën më 24 nëntor. Por kundërshtarët e tij po bëjnë thirrje për heqjen e Neneve 21, 22, “të cilat organizojnë mbikëqyrje masive”, si dhe Nenit 24, i cili planifikon të penalizojë përhapjen “me qëllim të keq” të imazhit të policisë. “Ligjet që kufizojnë liritë vazhdojnë të shumohen. Që nga Sarkozy, Holland, ajo nuk ndalet. Nën pretekstet e sigurisë, ne ndërtojmë një regjim që mund të futet në autoritarizëm në çdo kohë ”- thotë Farid Hamel. Martine Kraemer, ish-presidenti i Lyon dëshiron që “avokatët të përfshihen në protestë”. Tashmë në rrugët e Lionit në 1968, ish-sindikalistët e CGT morën pjesë në demonstratë, kundër “rreziqeve të një pushteti autoritar”, por “të lumtur që panë shumë të rinj”. Protestuesit shprehen se “Ne nuk e meritojmë këtë”.
Protestat zhvillohen në një klimë të ndezuar politike për shkakt të dhunës barbare ndaj një producenti me ngjyrë nga katër policë. Kjo dhunë e filmuar nga një kamër amatore u publikua të enjten nga media Loopsider ku shfaqeshin imazhe të dhunës policore kundër prodhuesit të muzikës, Michel Zecler. Tri ditë më parë, ishin pamjet e dhunshme të evakuimit të një kampi migrantësh në Place de la République që tronditën opinionin publik. Polemikat tronditën ekzekutivin, në një masë të tillë që Matignon vendosi të shpallë një rishkrim të ri nga një “komision” i pavarur para se të bëhej prapavijë përpara zemërimit të parlamentarëve dhe shumicës.
Dhuna barbare e katër policëve ndaj producentit me ngjyrë solli pushimin e tyre nga puna dhe u vunë në ndjekje penale, por ndërkohë shkaktoi edhe një stuhi politike dhe një urrejtje ndaj forcave policore. Presidenti francez, Emannuel Macron dhe Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo u shprehën mjaft të tronditur nga dhuna e policëve në video, ndërkohë mbarë opinioni publik e dënoi dhunën e katër policëve. Dhuna policore mund të ketë pasoja politike për Macron dhe për ministrin e brendshëm shprehen analistët. Protestuesja, Kathy kujton “rëndësinë e xhirimit” në funksion të ngjarjeve të fundit, ku kamerat ÇTV dhe videot amatore zbuluan sulmin e dhunshëm të policisë ndaj Michel Zecler. “Kjo ngjarje tregon se sa e rëndësishme është për qytetarët të shohin abuzime”. Me miratimin e këtij ligji, protestuesit pohojnë se më pas kanë frikë të filmojnë dhunën policore.