“E gjithë popullësia e Afrikës dëshiron të zhvendoset në Europë”

Punësimi dhe varfëria mbetet një nga shtysat kryesore që nxit emigrantët nga vendet afrikane të lundrojnë apo udhëtojnë ilegalisht drejt Europës. Por një raport i fundit zbulon se arsyet kanë të bëjnë edhe me shumë aspirata që qeveritë e tyre nuk arrijnë të përmbushin.

Shumë emigrantë afrikanë udhëtojnë rrezikshëm drejt Europës jo vetëm prej vendeve të punës apo varfërisë, por sepse qeveritë nuk u përgjigjen aspiratave të tyre.

Konkluzionet janë pjesë e intervistave që “Programi i OKB-së për Zhvillim”, PNUD, publikoi të hënën me 1,970 emigrantë në Europë nga 39 shtete të Afrikës.

Raporti i titulluar “Kapëcimi i Mureve” zbulon se 58 për qind e të pyeturve kanë pasur një punë të rregullt madje kanë braktisur shkollën para se të udhëtonin në destinacionet europiane.

Por përplasjet për shkak të etnisë ose bindjeve politike, dhe sistemi politik në vendlindje, nuk u jep atyre mundësi të ushtrojnë trysni ndaj qeverive.

Mbi gjysma e emigrantëve kanë marrë mbështetjen e familjes dhe shoqërisë për rrugën drejt Europës.

Tani që ndodhen në kampe, afro 80 për qind i dërgojnë familjeve një të tretën e parave që fitojnë, të cilat përbëjnë gati 85% të rrogës mujore në Afrikë dhe shkojnë për arsimim, ushqim dhe banim.

Edhe pse në shumicë të intervistuarit tregojnë se për të ardhur në Europë u është dashur të përballen me rreziqe për jetën, 91 për qind thonë se në çdo rast do të bënin të njëjtën gjë.

Më shumë se gjysma e emigrantëve që tani strehohen në shtetet europiane mendojnë që një ditë të kthehen në vendet e tyre, ndërsa 41 për qind synojnë të jetojnë përgjithmonë në Europë.

Raporti i PNUD-it apelon qeveritë në Afrikë t’u japin më shumë perspektiva banorëve duke ndrequr situatën me shëndetësinë, korrupsionin dhe pushtetin që i nxit ata të emigrojnë ilegalisht drejt Europës.

SHKARKO APP