E krahasoi me kryeministrin e Izraelit, Erdogan padit rivalen opozitare: Ai nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë miku ynë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka paditur rivalen opozitare nacionaliste Meral Aksener pasi kjo e fundit e krahasoi me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Erdogan ka mbështetur hapur palestinezët, por sipas Aksener Netanyahu është thjesht versioni izraelit i Erdogan pasi përdor taktika të njëjta për të mbajtur pushtetin.
“Versioni i Erdoganit në Izrael, Benjamin Netanyahu, nuk hezitoi të vinte në shënjestër jetën e civilëve dhe fëmijëve për të shkatërruar rivalët e tij politikë dhe për të mbrojtur vendin e tij,” tha ajo.
Nga ana tjetër Erdogan me këtë rast ka sulmuar edhe kryeministrin izraelit duke deklaruar se ‘’Ai kurrë nuk ka qenë dhe s’do të jetë miku im’’. Ndërkohë rivalen opozitare për këtë deklaratë Erdogan e ka quajtur imorale.