E kritikojnë se po dhunonte të birin në rrugë, përgjigja e nënës shokon
Një grua është filmuar në mes të rrugës duke tërhequr fëmijën me një litar në mes të qytetit të Liverpulit.
Pamjet janë bërë virale menjëherë pasi ajo dëgjohej duke thënë se nuk është një nënë e keqe. Shyumë njerëz kritikuan për veprimin që ajo po bënte, ndërsa askush nuk ndërhyri që ‘ta shpëtonte’ të birin.
Gruaja, e cila dëshiron të ruajë privatësinë është nënë e tre fëmijëve dhe ka shpjeguar situatën me të birin 4-vjeçar.
“Djali im vuan nga autizmi, ai ka kriza dhe hidhet në dysheme. Ajo që po bëj në video është mënyra e vetme që ta bëj të lëvizë. E bën këtë gjë gjithë kohë dhe nuk më lejon ta ngre. Ai thjesht hidhet në dysheme si një thes,” – u shpreh për Metro.
31-vjecarja është tepër e shqetësuar për kritikat e njerëzve që mendojnë se ajo ushtron dhunë ndaj të birit.
KOHA JONË SONDAZH

