E mbyllur nga pandemia, kulla Eiffel do të rihapet më 16 korrik

Kulla Eiffel do të rihapet më 16 korrik pas disa muajsh mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi kompania e menaxhimit të monumentit në Paris.

Numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar në 10,000 në ditë duke iu përmbajtur kërkesave të distancës sociale, më pak se gjysma e niveleve të tyre para-Covid.

Të gjithë katet e monumentit do të jenë të arritshme për vizitorët, përveç disa zonave ku vijon puna për rinovimin e saj. Ky është riparimi më i gjerë në historinë e saj 130-vjeçare.

Kulla Eiffel po riparohet në prag të Lojërave Olimpike të Parisit në 2024, duke i dhënë asaj një nuancë të artë. Ajo u mbyll fillimisht gjatë bllokimit në pranverë të 2020-ës dhe më pas u rihap në fillim të verës, Kulla Eiffel është mbyllur vazhdimisht që nga fundi i Tetorit.

SHKARKO APP