E ndaloi e dashura italiane të fuste drogë në shtëpi, policia zbulon vendin e fshehtë të shqiptarit
Bota E Enjte, 27 Maj 2021 17:17
27-vjeçari kishte ndërruar vend pasi e dashura e tij ia kishte ndaluar të fuste drogë në vendin ku ata banonin.
Karabinierët me qenin e policisë arritën të gjenin rastësisht drogën e fshehur poshtë një thesi, dhe më pas kishin pritur për personin që e posedonte.
Në momentin e ndalimit shqiptari kishte 5 pako me kokainë me vete. Dhe 5 të tjera iu gjetën në vendin ku i mbante fshehur. 27-vjeçari u arrestua dhe tashmë ndodhet në dhomën e paraburgimit në pritje të dënimit, shkruan Bergamo Sera.
KOHA JONË SONDAZH

