FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E ndaloi e dashura italiane të fuste drogë në shtëpi, policia zbulon vendin e fshehtë të shqiptarit

Një 27 vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e djeshme në Dalmine të Italisë për trafik droge. Sipas hetimeve paraprake të të dhënave, shqiptari mbante të fshehur drogë në një fushë pranë banesës së tij në periferi të qytetit.

27-vjeçari kishte ndërruar vend pasi e dashura e tij ia kishte ndaluar të fuste drogë në vendin ku ata banonin.

Karabinierët me qenin e policisë arritën të gjenin rastësisht drogën e fshehur poshtë një thesi, dhe më pas kishin pritur për personin që e posedonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin e ndalimit shqiptari kishte 5 pako me kokainë me vete. Dhe 5 të tjera iu gjetën në vendin ku i mbante fshehur. 27-vjeçari u arrestua dhe tashmë ndodhet në dhomën e paraburgimit në pritje të dënimit, shkruan Bergamo Sera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?