E ndau mendjen! Zyrtarisht, Shtëpia e Bardhë mirëpret Melania-n (FOTO)
Melania Trump dhe djali i saj Barron, më në fund janë zhvendosur në Shtëpinë e Bardhë, 5 muaj pas emërimit të Donald Trump-it si president i SHBA-ve.
Zonja e parë dhe djali 11 vjeçar i çiftit kanë menduar se më e mira do të jetë nëse ata qendrojnë në New York deri sa ai të përfundojë vitin shkollor.
Ky vendim në fakt, u tingëlloi pak çuditshëm të gjithëve, duke qenë ajo është e para Zonjë e Parë, e cila e bën këtë.
Melania duket se është shumë e lumtur për shtëpinë e saj të re dhe entuziazmin e ka ndarë me të gjithë. Përmes një postimi në llogarinë e saj të Twitter-it, ku dukej pamja përpara shtëpisë ajo shkroi: “Gati për kujtimet që do të bëjmë në shtëpinë tonë të re!”

KOHA JONË SONDAZH

