FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E njihni gruan e diktatorit të Koresë së Veriut?

Pak detaje dihen për jetën e Ri Sol-ju, gruan e cila në vitin 2012 u bë e njohur për publikun si bashkëshortja e diktatorit të Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Ri endohet se është 28 vjeçe dhe sipas raporteve të inteligjencës së Koresë së Veriut ka tre fëmijë, edhe pse ky është një informacion i pakonfirmuar.

Ri Sol-ju nuk shfaqet shpesh në publik. Ajo zakonisht shihet kur Kim feston lëshimin e testeve raketore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja e tij gjithmonë fotografohet duke buzëqeshur me mirësi, dhe e veshur me rroba serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte viti 2012 kur ajo për herë të parë u paraqit si gruaja e diktatorit, shteti i Koresë Veriore e konfirmoi këtë zyrtarisht.

Mendohet  se ajo ka lindur në një familje elitare, babai i saj ishte profesor ndërsa nënën e kishte doktoreshë-mirëpo, megjithatë dihet shumë pak për jetën e gruas që u bë bashkëshortja e diktatorit të gjallë më famëkeq në botë shkruan Express.

Në pjesën e parë të këtij viti, Ri u zhduk nga syri i publikut për disa muaj të tërë, duke ngjallur dyshime për shëndetin e saj.

Në Gusht, inteligjenca e Koresë Jugore raporti se ajo kishte lindur një fëmijë dhe për këtë arsye ishte larguar nga publiku.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?