E njohu në internet por e takon në varrim

Një histori e dhimbshme dashurie ka ndodhur mes një çifti në Sunderland, Britani të Madhe. Helen Hunter, mama dhe grua e divorcuar, kishte një romancë 2-vjeçare me amerikanin Jack Martin.

Ata nuk ishin takuar asnjëherë me njëri-tjetrin, por flisnin vetëm në internet. Ata po bënin plane për t’u takuar për herë të parë pas dy vitesh njohjeje online, por fatkeqësisht takimi romantik nuk do të ndodhë kurrë.

Jack Martin, 58 vjeç vdiq si pasojë e një ataku kardiak disa javë përpara se të udhëtonte për në Britani për t’u takuar me dashurinë e tij. Në rrethana krejtësisht të ndryshme, Helen udhëtoni për në Arkansas, SHBA, për të marrë pjesë në funeralin e Jack, ku fatkeqësisht e pa për herë të parë nga afër në arkivol.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai dukej sikur buzëqeshte. E putha dhe i mbajta dorën. Do të doja që të mos kishim pritur kaq gjatë për t’u takuar”, tha 43-vjeçarja për Mirror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti u njoh për herë të parë në rrjetin social Pinterest në vitin 2015 dhe që prej atëherë kanë biseduar virtualisht me njëri-tjetrin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?