E pabesueshme çfarë po ndodh në një spital në Bergamo
Italia është e rrënuar nga pandemia e Covid-19 por shpresat nuk kanë humbur dhe situata duket se do të shkojë drejt rënies së numrit të viktimave. Në spitalin “San Marco”, në Zingonia (Bergamo) notat muzikore kanë “pushtuar” korridoret dhe dhomat. Muzika klasike është vendosur për t’u dhënë forcë pacientëve dhe për të bërë të ndihet sa më pak zhurma e respiratorëve. Ideja ishte e mjekut Nicola Sertori, i cili është drejtues i repartit Covid-19, me më shumë se 100 pacientë të shtruar. “Ideja më lindi për argëtimin e babait tim, i cili ishte i shtruar këtu në spital dhe donte të dëgjonte muzikë. Sapo e pamë që funksiononte, duke i dhënë kurajë pacientëve, vendosëm ta shpërndanim muzikën edhe në departamente të tjera”.