E pabesueshme/ U infektua me Covid, por tha se ia hodhi kur tamponi i djeshëm e nxori negativ, ndërron jetë sot infermierja

Një infermiere 43-vjeçare nga Spitali Shtetëror i Argjentinës në Buenos Aires ka vdèkur nga Coronavirus, edhe pse para 24 orësh u deklarua e shëruar.

Marina Mariangeli vdíq pasi mori dritën jeshile për të dalë nga spitali, ku kishte qëndruar për 20 ditët e fundit. Ajo u shtrua pasi filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë pas testit rezultoi pozitive me Coronavirus.

Përgjatë një jave ajo kishte qëndruar me tub respirator për frymëmarrje artificiale por e kishte marrë veten më vonë. Pas tre komplikimesh, dhe kur çdo gjë dukej se po shkonte mirë, asaj i bënë një tjetër test, që rezultoi negative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi u zhvendos në banesën e saj, problemet shëndetësore iu rifshaqën sërish dhe gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital në ambulancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?