E padëgjuar, Serbia paguan ata që marrin vaksinën. Vuçiç zbulon shifrën
Në një kohë që vaksinimi kundër Covid-19 po ecën në të gjithë botën, Serbia ka premtuar të paguajë më 25 euro qytetarët që do të vaksinohen kundër koronavirusit. Presidenti Aleksandër Vuçiç e cilëson këtë një shpërblim për përgjegjësinë e treguar përmes vaksinimit.
Qytetarët mbi 16 vjeç të cilët kanë marrë një ose dy doza, apo do të vaksinohen me të paktën një dozë deri në 31 maj do t’u ofrohet pagesa prej 3 mijë dinarësh, apo 25 euro.
“Ne e kemi për detyrë të shpërblejmë njerëzit që janë treguar të përgjegjshëm dhe kemi vendosur t’u ofrojmë mbështetje financiare të vaksinuarve.”, u shpreh Vuçiç. Serbia ka blerë miliona doza të vaksinave kundër koronavirusit, e 22% e popullsisë prej 7 milionë banorësh i kanë marrë të dyja dozat.