E para ministre emigrante në Austri sulmohet nga racizmi, kancelari austriak i del në mbrojtje

Kancelari austriak Sebastian Kurz dënoi me forcë atë që e quajti “Fjalim Urrejtje” pas emërimit të një ministreje me origjinë boshnjake, e cila solli reagime mjaft abuzive në internet.

Alma Zadic, Ministrja e sapoemëruar e Drejtësisë, është e para austriake me një prejardhje emigrantësh që ka hyrë në qeveri. Ajo është një nga katër ministrat e Partisë së Gjelbër, e cila kohët e fundit u bashkua me një koalicion me Partinë Popullore konservatore të Kurzit (OVP).

Fjalimi i urrejtjes “është një fenomen i bezdisshëm i kohës sonë. Kjo lloj gjëje nuk ka vend këtu”, ka shkruar Kurz në Twitter,

Ai gjithashtu u zotua të “veprojë vendosmërisht kundër abuzimit në internet – qoftë nga e majta, islamiste apo e djathta”, duke shtuar: “Alma Zadic dhe të gjithë të tjerët të sulmuar nga kjo gjuhë kanë mbështetjen time totale!”

Familja e Zadic iku nga lufta në Bosnje dhe mbërriti në Austri në 1994 kur ajo ishte vetëm 10 vjeç.

Zgjedhja e saj si deputete në vitin 2017 tashmë tërhoqi drejt saj disa abuzime raciste, të cilat u rritën në internet kur partia e Gjelbër filloi bisedimet e koalicionit me OVP në fund të vitit 2019, pasi një video-skandal vuri në skenë marrëveshjen e mëparshme të ndarjes së pushtetit të OVP me partinë e ekstremit të djathtë “Liria e Austrisë”.

Mediat lokale raportojnë se asaj i është dhënë mbrojtje gjatë gjithë kohës.

SHKARKO APP