E pazakontë! Deputetët i dhurojnë mbathje ministres në Parlament

Tre deputetë nga partia radikale serbe e Vojislav Seselj, kanë fyer ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zëvendëskryeministre e qeverisë serbe, Zorana Mihailovic, pasi ajo iu përgjigjej akuzave të tyre për tradhti e korrupsion me një pllakatë ku shkruhej “gënjeshtra radikalësh”.

Ata i kanë dhuruar një palë mbathje në sallën e parlamentit, në mes të seancës. Ishin deputetet Vjerica Radeta, Natasa Jovanovic dhe Ruzica Nikolic që ia bënë këtë “dhuratë” ministres e ligjvënësi tjetër nga radhët e radikalëve Milorad Mircic.

Radikalët e akuzonin ministren e Infrastrukturës për korrupsion, spiunazh dhe kapje të shtetit. Në seancë po diskutohej për projektin që do ndërtohet në korridorin e Moravës nga një kompani kineze në vlerë prej 800 milionë euro. Radikalët pretendojnë se 300 milionë prej asaj vlere janë shtuar në kontratë për t’u vjedhur më pas. Tre herë e ndërpreu seancën drejtuesi i saj, por radikalët nuk u qetësuan, e më tej nxorën mbathjet e ia dërguan ministres. Kryetari i parlamentit serb u lëshoi një vërejtje.

SHKARKO APP