E pazakontë, grabitësit hyjnë me armë në farmaci dhe bëjnë gjestin befasues
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, gjatë grabitjes së një farmacie. Grabitësit e armatosur kanë hyrë në farmaci dhe kanë kërkuar paratë, por gjesti i tyre me shitësen po bën xhiron e rrjetit.
Videoja është publikuar nga “DailyMail”, ku shihen grabitësit, të cilët kanë puthur në ballë shitësen, që ishte një grua e moshuar, duke refuzuar t’ia marrin paratë. E pushtuar nga paniku, e moshuara ka ngritur menjëherë duart lart dhe iu ka dorëzuar paratë, por ata i janë kthyer me gjestin befasues, duke i thënë: Jo zonjë, rri e qetë, nuk i dua paratë e tua.
Pamjet janë nxjerre nga kamerat e sigurisë së farmacisë, ndërkohë që pronari Samuel Almeida tha se autorët, sapo kanë hyrë, kanë kërkuar paratë dhe kanë marrë një sasi të caktuar, por jo ato që u ka dhënë e moshuara.