E pazakontë në këtë shtet. Nis dëbora, temperaturat zbresin -8 gradë Celcius

E ndërsa Europa po përballet me valën e të nxehtit afrikan, jugu i Brazilit është përfshirë nga i ftohti ekstrem dhe rreshje dëbore, të cilat janë të pazakonta në këtë muaj.

Mbrëmjen e djeshme më shumë se në 30 zona në Rio Grande Do Sul kanë rënë rreshje dëbore, ndërsa temperaturat shkuan deri në -8 gradë Celcius.

Sipas meteorologëve, temperaturat pritet të bien edhe në vende të tjera si Parana dhe Santa Catarina, duke shënuar rënie të pazakonta për këtë periudhë.

Ndërkohë krejt e kundërta ndodh në Europë në këto ditë, ku në disa vende temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë Celsius.

 

SHKARKO APP