E përdhunuar në grup çdo ditë për 6 muaj. “Ishte përbindësh, do vrisja veten por…”

Ajo është një nga viktimat e shumtë të abuzimit seksual, Historia e trishtë e Ekhlas, nis që në vitin 2014, kur luftëtarët e grupit terrorist “Shteti Islamik” e vunë në shënjestër atë. Ajo u përgjua dhe u përndoq nga yazidët, një grup etnik kurd në veri të Irakut. Ata vranë burrat dhe kapën gratë e fëmijët, dhe Ekhlas në atë kohë ishte vetëm 14 vjeç dhe u përpoq të shpëtonte duke kaluar malin Sinjar,por nuk ishte mjaft e shpejtë dhe u kap. Ekhlas u mbajt si skllave seksuale për 6 muaj.

Ajo thotë se për 6 muaj me radhë është përdhunuar ditë për ditë. “Tentova të vrisja veten. Ai ishte shumë i shëmtuar, si një përbindësh, me flokë të gjata”, thotë Ekhlas.

Ajo mundi të shpëtonte duke u arratisur gjatë kohës që abuzuesi i saj ishte në luftë. Vajza shkoi në një kamp refugjatësh. Tani ajo jeton në një qendër rehabilitimi në Gjermani ku po i nënshtrohet terapisë me psikolog.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=UMcfkRSq6RE” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?