E preferuara e Amerikanëve në kabinetin e Trump, një grua (FOTO)

Donald Trump dhe familja e tij janë në syrin e medias, ku detaji më i vogël, në shtypin global merr një rëndësi të madhe. Që pas zhvendosjes së Presidentit Trump së bashku me familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, interesi është shtuar, edhe pasi Shtëpia e Bardhë ka një Zonjë të Parë që nuk jeton aty e që ndikimin e saj tek Trump e ka vajza e tij.

Tabloiti britnik, “Daily Express”, shkruan se në të gjithë këtë zhurmë mediatike, për fatin e saj të mirë apo të keq, vajza e Presidentit Trump, Ivanka Trump ka fituar më shumë vëmëndje sesa Zonja e Parë, Melania Trump, raporton “Koha Jonë”.

Një sondazh i fundit, ka zbuluar se pikërisht Ivana sipas amerikanëve, është këshilltarja më popullore në administratën e Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ivanka Trump, e cila u bë asistente zyrtare e babait të saj në muajin e kaluar, është favorizuar në mesin e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Sipas një sondazhi të kryer nga “Morning Consult and Politico”, pothuajse 50 përqind e votuesve ishin pro Ivanës, ndërsa vetëm 36 përqind ishin kundër saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Daily Express”, thekson se 35-vjeçarja Ivanka Trump, është një nënë e martuar me këshilltarin e lartë të presidentit amerikan, Jared Kushner. Rezultatet pozitive ndaj saj vijnë pasi vëllai i saj më i vogël Eric, tha se ishte Ivana ajo që ndikoi që Trump të sulmonte në Siri, kundër regjimit të Asadit.

Eric, i cili ka marrë përsipër perandorinë e pronës së babait të tij, u shpreh “i sigurt” se motra e tij ka përdorur ndikimin e saj tek Presidenti, për situatën në Siri. “Ivanka është nënë e tre fëmijëve dhe ajo ka ndikim më shumë se ne tek Presidenti”, shkruan “Koha Jonë”.

Kellyanne Conway, këshilltarja e Presidentit Trump, ka qenë e përfshirë në disa çështje të diskutueshme, dhe këtë e tregoi dhe pozicioni i saj, si e dyta në studim.

Votuesit zgjodhën zonjushën Conway me 30 përqind pro saj, edhe pse 36 përqind thanë se nuk 3 dinin se kush është ajo. Ndërsa Sean Spicer erdhi në vendin e tretë, me 28 përqind, si një vlerësimi i favorshëm. Më pak se 30 përqind e të anketuarve e dinin se kush ishte sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?