E premtja e “kthesës”/ SHBA shpall emergjencën, Europa ndërgjegjësohet, “tregjet marshojnë”

Pas mbi 2 mijë rasteve të konfirmuara me Covid-19 edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Premten në mbrëmje, Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës në vend, çka çliron $50 miliardë burime financiare ndihmë për t`u përballur me situatën.

Aktualisht janë 49 shtetet amerikane të prekura, me West Virginian që nuk raporton asnjë rast të konfirmuar. Deklarata e Trump të premten në mbrëmje çoi tregjet e aksioneve në një marshim të paprecedentë. Çuditërisht, e premtja e kësaj jave, datë 13, do të mbahet mend shumë gjatë nga aktorët e tregut. Dow Jones u rrit me 9.4%, rritja më e madhe ditore në histori.

Për të gjitha tregjet, rritja ditore e së Premtes ishte më e madhja që prej vitit 2008.  Donald Trump deklaroi se 8 javët në vijim do të jenë kritike. Edhe tregjet europiane e mbyllën të premten në rritje të ndjeshme, paçka se nuk kishte ndikim deklarata e Trump. E premtja do të mbahet mend si dita e kthesës.

Politikëbërësit, sidomos në Europë deklaruan një valë të gjerë masash, si në nivel të centralizuar, pra nëpërmjet Komisionit Europian, ashtu si dhe nga vetë vendet anëtare.

Tashmë edhe Spanja ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërkohë që situata është kritike edhe në Francë, me më shumë se 800 raste të konfirmuara në vetëm 24 orë.

/SCAN

SHKARKO APP