E quajti vrasës, por Biden fton Putin për takim

Presidenti amerikan Joe Biden, ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin në një takim “në një vend të tretë”.

“Presidenti Biden ripohoi synimin e tij për ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë në përputhje me interesat e SHBA dhe propozoi një takim të nivelit të lartë në një vend të tretë në muajt e ardhshëm për të diskutuar gamën e plotë të çështjeve me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia”,- tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të martën.

Shtëpia e Bardhë njofton se gjatë telefonatës e cila zhvillohet në një kohë tensionesh të ngritura Rusi-Ukrainë, Putini dhe Biden “diskutuan një numër çështjesh rajonale dhe globale”. Kjo festë vjen pasi Joe Biden, kritikoi në mënyrë të fortë politikën e Kremlinit, duke e cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si një vrasës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?