E quante mashtrim virusin, i riu që merrej me fitness humb jetën nga Covid-19

Tashmë nuk duhet të ketë më pikëpyetje për ekzistencën e Covid-19, pasi në botë janë 40 milion të prekur dhe mbi 1 milion viktima. Por ka ende njerëz që nuk e besojnë koronavirusin. Një 33-vjeçar nga Ukraina që merrej me fitness humbi jetën pasi u infektua nga koronavirusi. Dmitriy Stuzhuk nuk besonte se virusi ishte diçka e vërtetë.

Ai kishte deklaruar se “Covid-19 nuk ekziston, është një mashtrim”. Ai u infektua në një udhëtim në Turqi dhe më pas u shtrua në një spital në Kiev të Ukrainës por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi.

Edhe pse bënte një jetë të shëndetshme dhe të mbushur me aktivitet fizik, ai pati ndërlikime në zemër të shkaktuara nga virusi. Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e dha gruaja e tij, me të cilin kishte edhe tre fëmijë.

SHKARKO APP