E reja britanike ndodhej në maternitet për të lindur djalin, prapa krahëve i ndodh tradhtia: Nëna iu arratis me bashkëshortin

Një e re në Britani, ka marrë një lajm aspak të hijshëm. Teksa ndodhej në maternitet për të sjellë në jetë djalin e quajtur Ruben, prapa krahëve të saj po ndodhte një tradhti: Bashkëshorti po i arratisej me të ëmën.

Jess Aldridge, 24-vjeçe ka zbuluar se ajo dhe partneri Rayan Shelton jetonin në një shtëpi së bashku me nënën e tyre. Ajo shtoi se nuk e kishte kuptuar se e ëma flirtonte me Rubenin, por këtë e mësoi kur u kthye në shtëpi me djalin e porsalindur.

“Ishte tradhtia e fundit. Ju prisni që një gjyshe e re të dashurohet me foshnjën – jo me babanë e saj.

Ajo duhet të ishte një gjyshe e mirë për dy fëmijët e mi dhe të kujdesej për ta, por në vend të kësaj ajo vendosi të dashurohej me të dashurin tim”, është shprehur për The Sun Rayan.

Jess ka treguar se është përballur me nënën, por zbulon se është shokuar kur ajo i ka thënë: “Ndodhi, nuk mund të komandojmë zemrën”.

SHKARKO APP