E rëndë në Greqi! 30-vjeçari merr armën dhe plagos 5 fëmijë
Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Greqi, ku mësohet se një 30-vjeçar ka plagosur me armë 5 fëmijë, gjendja e të cilëve është jashtë rrezikut për jetën.
Mediat greke kanë shkruar se fëmijët u dërguan në Qendrën Shëndetësore Heraklion dhe më pas tre nga pesë prej tyre u dërguan në klinikën pediatrike të Spitalit Hipokratit të Selanikut.
Mësohet se dy nga fëmijët e lënduar janë fëmijët e autorit të krimit. Ai aktualisht ndodhet në burg, ku pritet të marrë dënimin për krimin që ka bërë.
30-vjeçari u arrestua nga policia. Gjatë arrestimit të tij, autori i krimit rezistoi, duke rezultuar edhe me një përplasje me policinë.