E rëndë në Greqi: Roja bregdetare hedh një grup azilkërkuesish, raportohen 3 viktima

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe një tjetër është zhdukur pasi Roja Bregdetare Greke hodhi një grup azilkërkuesish në Detin Egje.

Roja Bregdetare Turke arriti të shpëtojë 2 azilkërkues nga ishulli Bogaz, i cili ndodhet në brigjet e Izmirit dhe 2 të tjerë nga ujërat përreth, thuhet në një deklaratë nga Zyra e guvernatorit.

Gjithashtu u gjetën trupat e 2 personave të tjerë. Personi i tretë që humbi jetën ishte një nga dy të shpëtuarit i cili ndërroi jetë në një spital, thuhet më tej.

Sipas deklaratave fillestare të azilkërkuesve, zyrtarët grekë morën sendet e tyre, u lidhën duart duke përdorur pranga plastike dhe i hodhën në det pa asnjë mjet shpëtimi ose anije“, thuhet në deklaratë.

Ekipet turke të kërkimit përballen me kushte të vështira të motit për të gjetur personin e zhdukur sa më shpejt të jetë e mundur.

Turqia ka qenë një pikë kyçe transiti për azilkërkuesit që synonin të mbërrinin në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

SHKARKO APP