E rëndë në Itali, babai maqedonas vret djalin 5-vjeçar (FOTO+VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ankonën dhe mbarë Italinë, pasi një djalë 5-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot në Cupramontana.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vogëlushi është vrarë nga babai i tij, një 24-vjeçar nga Maqedonia. ‘Tgcom’ shkruan se 24-vjeçari, i papunë, dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Fatmirësisht nëna e fëmijës, e cila është edhe shtatëzënë, arriti të shpëtonte, ndërsa ndodhet në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë.
Thirrja e parë telefonike për ndihmë ishte në orën 18:00, por pavarësisht faktit se ndihma e shpejtë shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, fëmija u gjet i pajete përtokë. Mësohet se përpjekjet për ta risjellë në jetë vijuan për më shumë se 40 minuta, por nuk rezultoi me sukses. Po ashtu, mediat raportojnë se në shtëpi nuk u gjet asnjë shenjë gjaku.
Aktualisht policia italiane po heton lidhur me zbardhjen e plot të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa maqedonasi është shoqëruar dhe po merret në pyetje.




/BalkanWeb
KOHA JONË SONDAZH

