E rëndë në Janinë! Nipi vret tezen me armë gjahu për para
Një grua 62-vjeçare është vrarë me armë gjahu nga nipi i saj në Janinë.
Nipi ishte i dyshuari kryesor që në momentin e parë sipas mediave greke, ndërsa u mor në pyetje menjëherë nga autoritetet.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë dyshohen për shkak të parave.
Autori, i cili edhe e ka pranuar krimin, e vizitonte shpesh tezen e tij, e cila jetonte vetëm.
Krimi, në bazë të konstatimeve të mjekut, dyshohet se ka ndodhur në 24 orët e fundit . Gruaja u vra me goditje në gjoks dhe në bark. Banorët e fshatit janë të tronditur, teksa thonë se ishte një grua të vetmuar dhe shpirtmirë, e cila nuk krijonte probleme në fshat, ndërsa nipi i saj e vizitonte shumë shpesh, gjë që sipas tyre i shkaktonte telashe.
“Sapo mësuam për një vrasje në fshatin tonë, na zuri paniku. Ajo ishte një grua me natyrë të mirë, jetonte vetëm dhe nuk shkaktonte telashe. Nipi i saj e vizitonte shpesh, ajo ishte e shqetësuar nganjëherë por nuk fliste me ne. Ajo ishte një grua që mund të mbante veten. Nuk mund ta kuptojmë se çfarë ndodhi dhe e vranë. Nuk ka pasur të shtëna, kemi dëgjuar sirenat e makinave të patrullës. Jam i shokuar vërtet…”, tregon për protothema.gr një mik dhe fqinj i gruas së ndjerë.