E rëndë në Kroaci, babai vret tre fëmijët brenda në shtëpi
Një burrë 56-vjeçar dyshohet se vrau tre fëmijët e tij të mitur në një apartament në Zagreb natën midis të premtes dhe të shtunës, tha policia kroate. Ndërkohë në media raportohet se autori i dyshuar i këtij krimi të rëndë është një austriak që jetonte në Kroaci.
Policia, e alarmuar nga të afërmit e burrit, të cilët kishin zbuluar në rrjetet sociale se ai po planifikonte të bënte vetëvrasje, ndërhyri dhe gjeti trupat e tre fëmijëve dhe babait të tyre në gjendje të keqe.
“Mjekët përcaktuan se fëmijët vdiqën, ndërsa burri u dërgua në spital për kujdes,” thuhej në njoftimin për shtyp.
Dy nga tre fëmijët, binjakë, ishin 7 vjeç, ndërsa fëmija i tretë ishte 4 vjeç, sipas mediave lokale.
Burri dyshohet se u përpoq të bënte vetëvrasje duke marrë helm ose ilaçe, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Hina, duke shtuar se nëna e fëmijëve, ish-gruaja e të dyshuarit, nuk ishte në Zagreb kur u krye krimi.