E rëndë/ Nëna hedh foshnjën e sapolindur nga kati i dytë dhe ndërron jetë
Një grua 20-vjeçare është arrestuar në Brazil nga policia pasi hodhi djalin e saj të porsalindur nga kati i dytë i shtëpisë.
Policia u njoftua nga një grua e pastrehë e cila zbuloi djalin brenda një qese, ndërkohe që po kontrollonte në koshat e plehrave.
Cristiane Pereira, 46 vjeç, është shprehur për mediat lokale se kur ngriti qesen vuri re shumë gjak në kosh. E mori qesen me vete duke menduar se ka mish, pak më tutje kur e hapi, pa foshnjën e vdekur.
“Fillova të hap qesen dhe pashë këmbën e fëmijës. Fillova të dridhesha, nuk e imagjinoja kurrë se do përjetoja një moment të tillë. Unë jam nënë vet, do kem nipër dhe mbesha një ditë dhe nuk do dëshiroja kurrë të ndodhte diçka e tillë në familjen time. Tani nuk mund të ha dot asgje sepse ai imazh nuk me del dot nga mendja”, wshtw shprehur e gruaja.
Hetuesit nuk janë të sigurt nëse djali kishte lindur apo nëna kishte bërë një përpjekje për një abort.
Nëna e foshnjës mund të vuajë 2-6 vite burg nëse dënohet. Momentalisht trupi i fëmijës është çuar për të kryer testet e nevojshme, ndërsa nëna Irmã Dulce po vizitohet për probleme psikiatrike.